Uji Dea

Zyrtare: Burim Kukeli merr pozitën e ndihmës-trajnerit te FC Wil

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Burim Kukeli, ka marrë pozitën e ndihmës-trajnerit te FC Wil, shkruan Zeri.info.

Kukeli do ta zëvendësoj Romain Villiger, të larguar në javën e kaluar.

Lajmi është bërë i ditur sot nga klubi zviceran, përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare.

FIDANISHTJA

Drejtori sportiv i FC Wil, Jan Breitenmoser, deklaroi: “Burimi mishëron profesionalizëm dhe personalitet. Me përvojën e tij të gjatë si lojtar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe me natyrën kërkuese, ambicioze, ai te ekipi ynë mund të japë kontribut të vlefshëm.”

37-vjeçari nga Gjakova me FC Wil ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

Wil bën gara në Challenge League, kategoria e dytë e futbollit zviceran. /Zeri.info