Policia konfiskon narkotikë dhe 500 euro të falsifikuara në Gjilan
Gjilan – Në rrugën “Bulevardi i Pavarësisë” në Gjilan Policia e Kosovës, njësiti policor mbështetës, gjatë një pikë kontrolli ka ndalur veturën Golf IV, me targa 06, vozitës Shqiptar Shtetas i Kosovës, ku në veturë ishin edhe dy pasagjer po ashtu shtetas te Kosovës. Gjatë kontrollit te njëri nga pasagjerët është gjetur një sasi e dyshuar substancë narkotike dhe një monedhë prej 500€ që dyshohet se është e falsifikuar.
Njësiti Anti drogë nga drejtoria qendrore që vepron në Gjilan ka dalur në vendngjarje kanë konfiskuar substancë narkotike dhe monedhën e dyshuar për falsifikim, kurse personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë sjell në stacion policor.
Substancës së dyshuar i është bërë matja dhe testi fushor e cila ka rezultuar 0.4 gramë e llojit Marihuan. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.
Në konsultim me Prokurorin, i dyshuari është liruar dhe rasti procedohet për hetime të mëtutjeshme njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


