Gjilani e Prishtina të kënaqur me ndarjen e pikëve
Kryendeshja e javës së 13-të, në mes Gjilanit e Prishtinës, ka dhuruar futboll cilësorë duke ndarë pikët me rezultat 1-1.
Me atë se çka u tregua gjatë 90 minutave, dy skuadrat duhet të jenë të kënaqura me ndarjen e pikëve.
Gjithçka ka mundur të ndryshon në fund të ndeshjes, por më meritori për pikën e merituar tek mysafirët është portieri Betim Halimi, i cili mbron me mjaft vështirësi gjuajtjen e Blerim Krasniqit nga 30 metra.
Pas një kohe të gjatë shumë shikues kishin mësyer shkallët e stadiumit të qytetit, ku tifozët “Skifterat” e “Plisat”, dhuruan spektakël në tribuna.
Në pjesën e parë rast të mirë shënimi kishte Otto John në minutën e 10-të, por gjuajtja e tij shkon jashtë portës.
Në minutën e 30-të, pas një pasimi më së miri gjendet Hoti i cili nuk e pati vështirë ta mposht Koliqin, 0-1.
Torasa i Gjilanit në minutën e 37-të, godet shtyllën e portierit Halimi.
Që nga minuta e 57-të, Gjilani mbetet me 10 futbollist në fushë pas rishikimit të VAR-it përjashtohet Useini pas bënë ndërhyrje tek Otto John.
Vendasit arrin të barazojnë në minutën e 67-të, Progni nga pika e bardhë barazon në 1-1, rezultat me të cilin përfundoj edhe ndeshja.
Pas ndeshjes, trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, deklaroi.
” Jam shumë i kënaqur me lojën, me angazhimin e futbollistëve. Kemi luajtur me të vërtetë mirë. Më dhimbset situata te goli, nuk e di a ishte faull te lojtari ynë apo jo, por këto interpretimet po bëhen kush si po dëshiron. Kemi luajtur më të motivuar me një futbollist më pak dhe duhet dhënë më shumë për të nxjerrë rezultat pozitiv. Në të gjitha ndeshjet derbi po mbesim me një lojtarë më pak. Është pak e tepërt mendoj, se ajo ndërhyrje nuk ka qenë për karton të kuq. Është karton i tretë i kuq që kemi marrë nga gjyqtari Dardan Çaka. Ai duhet ta ndiej më shumë lojën”.
Pas këtij barazimi skuadra e Gjilanit ka mbledhur 22 pikë, 2 pikë më pak se lideri Ballkani, ndërsa në ndeshjen e ardhshme, skuadra e Gjilanit do të takohet me Ulpianën./rajonipress/


