E kanos verbalisht, hetohet nga policia
Gjilan – Policia e Kosovës në Viti është njoftuar për një rast “Kanosje”, të raportuar në fshatin Pozhoran, Komuna Viti.
Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se Ankuesi Shqiptar Shtetas i Kosovës me banim të përhershëm në këtë fshat ka njoftuar Policinë se pas një mosmarrëveshje rreth një prone është kanosur verbalisht me fjalë nga i dyshuari po ashtu shqiptar Shtetas i Kosovës.
Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari pasi është intervistuar është liruar. Rasti i referohet njësisë së hetimeve për grumbullimin e provave shtesë rreth rastit njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


