Uji Dea

Po kontrabandonte mallra, tenton t`i shmanget kontrollit doganor, kapet nga policia kufitare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në fshatin Muçibabë – Lipovicë, të Gjilanit, Policia gjatë vëzhgimit kanë vërejtur se nga ana e R. së Serbisë, saktësisht përmes rrugës se Zegbashve në territorin e R. së Kosovës ka hyrë një automjet i dyshuar (Kombi) të cilin Policia e kanë ndaluar në rrugën e Fshatit Lipovicë, ku pas ndaljes së Kombit Mercedes Benz ngjyrë e bardhë me targa vendore të cilën e drejtonte personi me iniciale M.J. (viti i lindjes 1965), i cili duke ju shmangur kontrollit doganor për përfitim personal përmes rrugëve ilegale ka hyrë në R. e Kosovës nga Serbia, ku në kombin e tij kishte të ngarkuar mallra komerciale si: Birra Zajeqarsko 60-gajbe (1200 copë shishe), Birra Pills, 10 gajbe (200 copa shishe ), Lëngje të gazuara Biokola-pesë komplete (30 copë shishe), Ujë i gazuar Biovoda 6 komplete (36 copë shishe), Venë Coka tri pako ( 18 copë shishe),Venë Rubin tri pako(18 copë shishe ), Mish i ngrirë Katër pako nga 20 kg (80 kg), Ujë Prollom një komplet (6 copë shishe ), Sheqer një pako (10 kg).

Eco Higjiena

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurorja Kujdestare, e cila fillimisht rastin e ka cilësuar si “Kontrabandë me mallra” ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, malli mbetet të dërgohet për vlerësim në Doganën e Kosovës-terminal, kurse automjeti (kombi) ndalet përkohësisht deri në një vendim tjetër. Rasti është duke u hetuar nga njësia e hetimeve rajonale kufitare njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/