Hetem Jakupi dhe KFOR-i Amerikan diskutojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e jetës, pronës dhe sigurisë së qytetarëve
Viti – Hetem Jakupi ka zhvilluar një takim njoftues me gjeneratën e re të ekipit të Monitorimit dhe Ndërlidhjes (LMT) të KFOR-it Amerikan, me fokus në punën dhe përgjegjësitë e Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH) në Viti.
Gjatë takimit, Jakupi i njoftoi përfaqësuesit e KFOR-it me intervenimet e përditshme, sfidat dhe angazhimet e njësisë në mbrojtjen e jetës, pronës dhe sigurisë së qytetarëve.
Ai shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit, komunikimit dhe koordinimit me ekipin amerikan të KFOR-it, duke i uruar sukses në misionin e tyre të ri në Viti./rajonipress/

