FIDANISHTJA

Tragjedi në Livoç të Ulët: Dy persona të vrarë me armë zjarri, një tjetër i plagosur

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Dy persona, një burrë dhe një grua, të dy rreth 30-vjeçarë, dyshohet se janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit. Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transferuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, rasti është raportuar sot, rreth orës 14:25, kur Stacioni Policor në Gjilan ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në këtë fshat.

Njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me dy prokurorë të Shtetit dhe drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan. Në vendngjarje është gjetur një burrë rreth 30-vjeçar, pa shenja jete, brenda një veture.

Ndërkohë, në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan është dërguar edhe një grua rreth 30-vjeçare, e cila, sipas Policisë, po ashtu dyshohet se është vrarë nga arma e zjarrit nga i njëjti i dyshuar.

Eco Higjiena

Një person tjetër, i cili ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pas marrjes së ndihmës së parë në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Sipas informatave fillestare të Policisë, dyshohet se ndërmjet të dyshuarit dhe viktimave ekziston një lidhje familjare. Megjithatë, motivi që çoi në këtë ngjarje të rëndë ende nuk është bërë i ditur.

I dyshuari është vetëdorëzuar në Polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë relevante hetimore, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, për të përcaktuar motivin dhe për të dokumentuar rastin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.