Ulpiana i jep leksion Gjilanit
Gjilan – Skuadra e Gjilanit e cila tani e një kohë të gjatë kanë shpallur kandidaturën për titull të kampionit, ka zhgënjyer në javën e pestë në ballafaqim me Ulpianën, duke pësuar humbje në fushën e saj me rezultat 2-3. “Bardhekuqët” e Gjilanit nën drejtimin e Ismet Munishit gjatë këtyre pesë javëve nuk kanë treguar asgjë përpos që kanë zhgënjyer tifozët e saj si me lojë poashtu dhe me rezultat.
Skuadra mysafire gjatë tërë ndeshjes ishte dukshëm më e mirë. Futbollisti më i mirë në fushë Santos i mysafireve, në minutën e 23-të, godet shtyllën e Koliqit. Në pjesën e dytë në minutën e 47-të, Musolli kalon në epërsi në 1-0 Gjilanin. Tre minuta më vonë Santos nga pika e bardh barazon 1-1.
Në minutën e 69-të, sërish penallti për Ulpianën, Santos gjuan Koliqi mbron por gjyqtari i kësaj ndeshje Lirim Jashari përsërit penalltinë për motivin se një futbollist i Gjilanit kishte hyrë në 16 metersh para se të ekzekutohet penalltia duke marrë pjesë në aksionin e radhës. Në gjuajtjen e dytë Santos mposht Koliqin duke ngrit epërsinë në 1-2. Gjilani nëpërmjet Hajdarit në minutën e 86-të, barazon në 2-2 ndërsa gjyqtari Jashari vazhdon ndeshjen për 10 minuta.
Në minutën e 99-të, pas një kundër sulmi, Shala mposht Koliqin duke vendosur rezultatin përfundimtar në 2-3.
Njeherit kjo ishte befasia më e madhe gjatë këtyre pesë javëve në futbollin e Kosovës. Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, edhe përkundër humbjes ai ka arritur ti lavdëron futbollistët e tij për paraqitjen e tyre në fushë. “Jam shumë i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të mijë, po i marrim golat shumë lehtë dhe tjetër gjë nuk dua të komentoj, ndeshjen e aradhes do ta kemi kundër rivalit lokal, ajo ndeshje për ne është shumë e rëndësishme”.
Siç dihet derbi zhvillohet në mesjavë në Prishtinë. Pas pesë javëve Gjilani zë pozitën gjashtë, ku ka mbledhur 6 pikë./rajonipress/


