FIDANISHTJA

Dhënësit dhe marrësit e ryshfetit hanë në një pjatë

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pavarësisht konstatimeve në Raportin e Progresit dhe raportet e tjera se në sistemin e Prokurimit Publik të Kosovës ka ndikim të madh politika, kjo nuk e ka ndryshuar gjendjen për të mirë. Përfaqësuesit e biznesit, deputetët e opozitës dhe ekspertët e ekonomisë e akuzojnë Agjencinë e Prokurimit Publik të Kosovës, se nuk po e publikon listën e zezë të bizneseve, të cilat janë treguar të papërgjegjshme në kryerjen e punëve publike.

Ramosaj: Mospublikimi listave tregon se në krim bëjnë pjesë edhe institucionet.

“Nuk duhet të habitemi pse Agjencia e Prokurimit Publik të Kosovës nuk po e publikon listën e zezë të bizneseve, të cilat janë treguar të papërgjegjshme në kryerjen e punëve publike. Publikimi i këtyre listave të bizneseve do ta njolloste në tërësi agjencinë dhe do ta shtrinte përtokë kredibilitetin, edhe ashtu të humbur të tij”, shprehet deputeti Enver Hoti

Pavarësisht konstatimeve në Raportin e Progresit dhe raportet e tjera se në sistemin e Prokurimit Publik të Kosovës ka ndikim të madh politika, kjo nuk e ka ndryshuar gjendjen për të mirë. Përfaqësuesit e biznesit, deputetët e opozitës dhe ekspertët e ekonomisë e akuzojnë Agjencinë e Prokurimit Publik të Kosovës, se nuk po e publikon listën e zezë të bizneseve, të cilat janë treguar të papërgjegjshme në kryerjen e punëve publike.

UBT

Me gjithë pyetjet e dërguara për disa ditë me radhë në adresë të drejtuesve të Agjencisë së Prokurimit Publik të Kosovës, që vepron si agjenci e pavarur, zyrtarët e zyrës së tyre për informim, nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje se përse nuk po e bëjnë publikimin e listave të bizneseve të papërgjegjshme në kryerjen e punëve publike.

Shpresat te prokurimi elektronik Kreu i AKB-së, Agim Shahini, thotë për “Kosova Sot” se edhe për vetë agjencinë do të ishte më e ndershme, nëse do të publikohej kjo listë për bizneset, që nuk përfillin ligjin. “Me publikimin e listës së zezë agjencia në një farë mënyre do të mund ta shfajësonte veten dhe do të mund të hiqte nga supet barrën dhe akuzat, që atyre po u bëhen se mbase mund të jenë të implikuar në dhënien dhe favorizimin e ndonjë kompanie të tyre të preferuar në fushën e tenderimit”, shprehet Shahini.

Sipas tij, fusha e prokurimit publik në Kosovë ende po vazhdon që të vlerësohet se është ndër më të korruptuarat, sepse bëhet fjalë për më shumë se 800 milionë euro të buxhetit të vendit, që gjatë një viti kalendarik kalojnë përmes formave të ndryshme të tenderëve publikë në të dyja nivelet. Ai ka shpresa se me nisjen e prokurimit elektronik do të dihet edhe lista e zezë e bizneseve të papërgjegjshme në kryerjen e punëve publike.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Enver Hoti (Nisma për Kosovën) për “Kosova Sot ” shprehet me habi se si është e mundur që një kompani vendore, që nuk i ka përmbushur gati as gjysmën e detyrimeve ligjore të kontratës, dhe e njëjta kompani prapë të marrë tenderë në po të njëjtin shtet dhe nga fondet e po të njëjtit shtet. Sipas Hotit, këso marrish mund të ndodhin vetëm në shtetet që drejtohen nga grupet mafioze, çfarë tash e më shumë se një dekadë po ndodhin këto marrëzira. “Nuk duhet të habitemi se pse Agjencia e Prokurimit Publik e Kosovës nuk po e publikon listën e zezë të bizneseve, të cilat janë treguar të papërgjegjshme në kryerjen e punëve publike. Vetë mënyra se si është ndërtuar sistemi i prokurimit është e tillë dhe publikimi i këtyre listave të bizneseve të zeza do ta njolloste në tërësi agjencinë dhe do ta shtrinte përtokë kredibilitetin, edhe ashtu të humbur të agjencisë”, shprehet Hoti./kosova sot/