Eko Higjiena

Shatri: Veteranët e shumtë mund ta destablizojnë buxhetin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ish ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se numri i madh i veteranëve dhe pagesa që duhet t’u bëhet atyre mund të shkaktojë destabilizimin e buxhetit të vendit.

“Në kushtet çfarë ne jetojmë, në rrethana zhvillimore, me një buxhet të limituar, është një përgjegjësi e strukturave qeverisëse edhe kur e nxjerrin një ligj për çfarëdo qoftë, sepse duket se këtu ka një shpërputhje”.

“Parprakisht kërkohet një vlerësim për koston buxhetore, për ligjet që do të miratohen. Kjo i bjen që kategoria e subvencioneve dhe transferove duhet të shtohen nga 460 në 510 milion. Në gjuhën e profesionalizmit kjo nënkupton destabilizim i buxhetit, sepse një buxhet që shkon në shpenzime, e çon një vend në një shtet social. Nuk ka burim tjetër të këtyre përveç taksave qytetare”.

FIDANISHTJA

Ai ka deklaraur se askush nuk është kundër kompensimit të pagave për veteranët, por që ka dilema për numrin e tyre, ndërsa ka kërkuar përgjigje nga zyrtarët përgjegjës të shtetit.

“Të gjitha këto kategori është e nevojshme të mbulohen me buxhet, por ne e dimë që buxheti është i limituar prandaj duhet të mendojmë edhe për gjeneratave të tjera. Nuk është kërkush kundër kompensimit të pagave të veteranëve, por aty ka një keqmenaxhim sepse ka dilema në numër, por edhe tek ata që e përpilojnë buxhetin. Këtu nuk është dasht të jap unë përgjigjie por dikush nga Ministria e Financave, dikush nga Kuvendi”.