UBT

Komuna e Vitisë zhvilloi një takim me pronarët e auto kombajnerëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në prag të fushatës së Korrje-Shirjeve komuna e Vitisë konkretisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë kanë mbajtur një takim më auto kombajnerët Vitias ku pos që u njoftuan mbi këtë fushatë bënë me dije edhe çmimin rekomandues prej 100 euro për hektarë.

Në këtë takim pronarëve të auto kombajnerëve ju është drejtuar zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Veton Ademi.

E pronarët e auto kombajnereve në Viti kërkuan që të gjendet forma që ata të mbështetën nga MBPZHR për shkak se sipas tyre shpenzimet në mirëmbajtjen e auto kombajit janë tw larta.

ARKATANA

Zv. Kryetari i Komunës, Hasan Aliu ndër tjerash tha se komuna nuk ka. mjete financiare të mjaftueshme të mbështes auto kombajnerët me para duke potencuar se subvencionimi i takon më shumë nivelit qendror.

Ndërkaq në këtë takim një zyrtar nga DSHPE ka folur për rrezikun nga zjarri duke përmendur disa arsyje se pse nuk duhet të ndizen stërnishtat./rajonipress/