ARKATANA

Mafiozët e ekonomisë shpëtojnë pa “ferrë në këmbë”

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Kosova ka kapacitete për luftimin e krimit ekonomik, por nuk ka vullnet politik për ta luftuar këtë krim, kur dihet se grupet mafioze që e kanë uzurpuar ekonominë e vendit janë më të fortë se ligji dhe janë të paprekshëm në saje të lidhjeve të forta dhe pandërprera që kanë me pushtetin. Pa shthurjen e këtyre grupeve mafioze në ekonomi, nuk do të ketë zhvillim si duhet.

Nokaj: Neglizhencës së drejtësisë po i kontribuon thënia e popullit se “Gjykatat nuk hanë kashtë, por para”.

“Pa shthurjen e këtyre grupeve mafioze në ekonomi, nuk do të ketë zhvillim si duhet të vendit. Këto grupe janë më të forta se ligji dhe janë të paprekshme, në saje të lidhjeve të tyre të forta dhe pandërprera, që kanë me pushtetin aktual”, shprehet deputeti Bali Muharremaj.

Kosova ka kapacitete për luftimin e krimit ekonomik, por nuk ka vullnet politik për ta luftuar këtë krim, kur dihet se grupet mafioze që e kanë uzurpuar ekonominë e vendit janë më të fortë se ligji dhe janë të paprekshëm në saje të lidhjeve të forta dhe pandërprera që kanë me pushtetin. Pa shthurjen e këtyre grupeve mafioze në ekonomi, nuk do të ketë zhvillim si duhet.

Ekspertët e fushës së ekonomisë janë të mendimit se edhe po të kishte kapacitete ka mungesës të vullnetit të institucioneve për ta luftuar krimin ekonomik.

ARKATANA

Kreu i AKB-së, Agim Shahini, thotë për gazetën se krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk po luftohen, ndërsa ka shprehur shqetësim te sistemi i drejtë- sisë, i cili konsiderohet si themel i një shteti. Për fat të keq, sipas tij, ky sistem është i ndikuar nga politika”. Sistemit gjyqësor i mungon llogaridhënia, ndërsa themelimi i Task-Forcës Antikorrupsion, si dhe i disa këshillave e asociacioneve që merren me luftimin e korrupsionit nuk kanë dhënë rezultatet e pritura”.

Përfitimet e pushtetarëve nga bizneset oligarkike Deputeti opozitar, Bali Muharremaj, shprehet se duhen veprime konkrete e jo fjalë boshe për ta luftuar krimin ekonomik, ndërsa shton se Kosova ka kapacitete të mjaftueshme për ta luftuar krimin ekonomik. “Në Kosovë tashmë dihet botërisht se janë grupet mafioze që kanë uzurpuar ekonominë e vendit edhe të cilat janë më të forta se ligji dhe janë të paprekshëm në saje të lidhjeve të tyre të forta dhe pandërprera, që kanë me pushtetin aktual”, është shprehur ai. Sipas Muharremajt, pa shthurjen e këtyre grupeve mafioze në ekonomi, nuk do të ketë zhvillim si duhet të vendit. “Pohimet e pushtetarëve aktualë se kanë bërë strategji kombëtare kundër krimit e korrupsionit nuk janë asgjë tjetër vetëm një farsë politike. Në të gjitha raportet e organizatave ndërkombëtare, qofshin ato nga BE-ja, Banka Botërore, apo FMN-ja, haptazi e thonë se nga ana e institucioneve më të larta shtetërore në vendin tonë nuk po luftohen krimi dhe korrupsioni”, theksoi ai.

Shprehet se në Kosovë kapen peshqit e vegjël e jo të mëdhenjtë, të cilët lihen të lirë e nuk dënohen e nuk u konfiskohet pasuria. “Kjo heshtje e institucioneve shtetërore është e qëllimshme. Përfitimet e pushtetarëve aktualë dhe kjo pjesë e biznesit të pistë kanë hise të mëdha në punë të pista që bëhen”, shprehet tutje ai. Eksperti Xhevat Meha thotë se për luftimin e korrupsionit, përveç problemeve me shkallën e lartë të korrupsionit brenda institucioneve, siç janë Prokuroria dhe Gjyqësia, ekziston edhe problemi i ekspertizës dhe njohurive e përvojave profesionale nga brenda vetë këtyre institucioneve.

Meha thotë se niveli profesional i personave të angazhuar në lëndët me bazë korruptive është tepër i ulët dhe është larg nivelit që kërkohet për kompleksitetin e këtyre lëndëve. “Këta individë i kanë pasur disa trajnime, por cilësia e tyre ka qenë e pamjaftueshme. Përvojat e punës me problematika të korrupsionit janë shumë të ulëta”, tha ai. Sipas Mehës, që shteti të ketë efikasitet në këtë drejtim duhet të bëjë rritje pagash, sepse pagat e ulëta nuk tërheqin personat me kualifikime dhe përvoja të larta./kosova sot/