Mobi Casa

Dy serb të dyshuar për mashtrim e kanosje, policia bastisë shtëpitë e tyre dhe gjen arsenal armësh

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me 22 korrik 2021 rreth orës 09:55, me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjilan nga ana e Policisë së Kosovës njësitet e hetimeve rajonale kanë realizuar bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit S. S. (1991) në fshatin Bushincë Komuna Novobërdë, në lidhje me dyshimin se i njëjti kishte kryer vepra penale “Mashtrim, Kanosje dhe Mbajtje në pronësi të pa autorizuar të armës” bashkë me të dyshuarin tjetër D.R.(1980), që të dy serb shtetas të Kosovës me banim në këtë fshat. Të dyshimtit besohet se kanë ushtruar kanosje dhe mashtrim ndaj viktimës F.M. (1973) shqiptar shtetas i Kosovës.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit S.S. janë gjetë dhe konfiskuar një Pushkë EM-48 me kalibër 79mm, një pushkë gjuetie me kalibër 12, një palë pranga të Policisë, njëqind e pesëdhjetë e pesë copë (155) fishek të kalibrit 79 mm, gjashtëmbëdhjetë (16) copë fishek të kalibrit 12, Dy (2) thika (bajoneta).

Eco Higjiena

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokateve mbrojtës. Me vendim të Prokurorit të shtetit ndaj njërit nga të dyshimtit rëndon akuza për “Mashtrim”, gjersa ndaj tjetrit për “Kanosje, dhe Mbajtje në Pronësi të pa autorizuar të armës”.

Të dyshimtit besohet se e kanë ushtruar “Kanosje dhe Mashtrim” ndaj viktimës F.M. (1973) shqiptar shtetas i Kosovës. Lënda në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit dërgohet në Prokurorinë Themelore, rasti është nën Hetime njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.