Në fshatin Shurdhan të Gjilanit dorëzohen vullnetarisht armë
Gjilan – Policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit, sipas urdhëresës së leshur nga Gjykata, kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit Shqiptar Shtetas i Kosovës me banim në fshatin Shurdhan, Komuna e Gjilanit, ku i dyshuari ka bashkëpunuar me njësitin e policisë dhe vullnetarisht ka dorëzuar një pushkë gjuetie një tytshe, prodhim rus, e cila është konfiskuar, nga ana e Policisë së Kosovës.
Gjatë verifikimit në bazën e të dhënave ka rezultuar se i dyshuari ka dy urdhëresa (kundërvajtje) ku e ka shlyer obligimin në vlerë rreth 400€.
Me urdhër të prokurorit rasti në procedurë të rregullt i referohet PTH-së njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


