ARKATANA

FMN-ja kërkon që të ruhet qëndrueshmëria financiare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Jacques Miniane, me të cilët ka biseduar për zhvillimet aktuale në sektorin financiar e buxhetor në Kosovë.

Fillimisht Miniane e ka njoftuar Veselin me opinionin e tij lidhur me qëndrueshmërinë financiare të Kosovës në raport me vendet e tjera të rajonit, ndërsa ka shtuar nevojën që të ruhet kjo qëndrueshmëri dhe të kihet kujdes në shpenzimet e paplanifikuara, të cilat mund të kenë implikime financiare në raport me zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik të vendit.

Ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli e ka falënderuar Miniane për kontributin që po jep FMN-ja me rekomandime dhe aktivitete të tjera në ruajtjen e qëndrueshmërisë makro-financiare të vendit dhe stabilitetit buxhetor, përkushtim ky, gjithashtu, edhe i institucioneve tona, lokale dhe qendrore.

Fundamenti

Ai ka thënë buxheti duhet të jetë i ndikuar fuqishëm nga prodhimi dhe punësimi në Republikën e Kosovës. “Qëndrueshmëria buxhetore dhe rritja e vazhdueshme ekonomike, është synim yni parësor”, ka deklaruar Veseli.

Duke çmuar marrëdhëniet e mira me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe institucionet e tjera financiare, Veseli ka shprehur interesimin për ta vazhduar këtë bashkëpunim edhe në të ardhmen, në funksion të ruajtjes së stabilitetit fiskal të vendit./epoka e re/