ARKATANA

Enver Hoxhaj ia dërgon një porosi Albin Kurtit para udhëtimit në Paris

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për paraqitjen e tij në takimin e parë në dialogun Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj është shprehur se java e kaluar shënoi mjerimin politik të kësaj Qeverie, duke thënë se këtë “me cirkuset e tij diplomatike e manifestoi Albin Kurti”.

“Në vend të njohjes nga Serbia, në Vjenë ai kërkoi mos sulmimin nga ajo. Në vend se të zotohet për zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit dhe forcimin ekonomik të vendit, mohoi ligjshmërinë e saj.”, ka shkruar ai.

Uji Dea

Hoxhaj ka thënë se pret që Albin Kurti të sillet me përgjegjshmëri shtetërore dhe institucionale në takimin që do të mbahet në Paris.

“Meqë këtë javë Kosovën e pret një tjetër takim i rëndësishëm dhe i vështirë në Paris, uroj që Albin Kurti të ketë reflektuar mbi marrëzitë e tij politike të ditëve të fundit e mjerimin anarakist dhe të sillet me përgjegjshmëri shtetërore e institucionale.”, ka përfunduar Hoxhaj./GazetaExpress/