Fundamenti

Blakaj me letër të hapur ndaj BE-së: Mos përdorni standarde të dyfishta ndaj Kosovës

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Njohësi i çështjeve politike, Korab Blakaj, i është drejtuar me një letër të hapur Bashkimit Evropian, duke e akuzuar atë për zbatimin e standardeve të dyfishta ndaj Kosovës në çështje që lidhen me sundimin e ligjit, mbrojtjen e burimeve strategjike, funksionimin e institucioneve dhe sovranitetin e vendit.

Në letrën e tij, Blakaj thotë se BE-ja e paraqet veten si garantuese të sundimit të ligjit, mbrojtjes së mjedisit, të drejtave të pronësisë dhe institucioneve demokratike, por sipas tij, këto parime nuk zbatohen në mënyrë të njëjtë në rastin e Kosovës.

Ai argumenton se krijohet përshtypja e një qasjeje me “dy standarde”, ku një grup rregullash aplikohet për institucionet e Kosovës, ndërsa një tjetër për, siç i quan ai, “strukturat kriminale dhe terroriste të mbështetura nga Beogradi”.

Një pjesë të letrës, Blakaj ia kushton çështjes së rezervuarit të Ujmanit, duke sjellë shembuj nga shtete të Bashkimit Evropian, si Gjermania, Portugalia, Greqia dhe Sllovakia, ku rezervuarët strategjikë të ujit mbrohen me rregulla të rrepta për shkak të interesit publik.

Sipas tij, nëse rezervuarë të tillë mbrohen nga ndërtimet pa leje në vendet e BE-së, i njëjti standard duhet të zbatohet edhe në Kosovë.

“Një objekt pa leje është objekt pa leje; një zonë e mbrojtur ujore është zonë e mbrojtur ujore. Nuk ka objekt pa leje serb apo shqiptar dhe as zonë ujore të mbrojtur serbe apo shqiptare”, shkruan ai.

Blakaj kritikon gjithashtu atë që e quan qasje kontradiktore të Brukselit ndaj Kosovës, duke pretenduar se BE-ja kërkon respektim të rreptë të ligjit nga Prishtina, ndërsa, sipas tij, tregon fleksibilitet politik kur bëhet fjalë për çështje që lidhen me strukturat paralele të mbështetura nga Serbia.

Mobi Casa

Sipas tij, një qasje e tillë dëmton besimin e qytetarëve të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian dhe krijon përshtypjen se Beogradi trajtohet me standarde më të favorshme.

Në letër trajtohet edhe çështja e strukturave paralele në veri të Kosovës, për të cilat Blakaj thotë se në çdo shtet evropian administratat paralele, financimi nga një shtet tjetër dhe refuzimi i institucioneve ligjore do të konsideroheshin sfidë serioze ndaj rendit kushtetues.

Ai ngre pyetjen nëse BE-ja po ndërton një shoqëri multietnike të bazuar në barazi para ligjit apo po krijon përjashtime mbi baza etnike.

Blakaj ndalet edhe te trashëgimia fetare serbe në Kosovë, duke përmendur manastiret dhe kishat ortodokse, përfshirë rastin e Manastirit të Banjskës, ku sipas autoriteteve të Kosovës u strehua grupi i armatosur që kreu sulmin e 24 shtatorit 2023. Ai pyet pse Kosovës i kërkohet të mbrojë këto objekte, ndërsa, sipas tij, në raste të tjera në rajon janë zbatuar standarde të ndryshme.

Në pjesën për sigurinë, Blakaj argumenton se institucionet e Kosovës duhet të kenë të drejtën të ushtrojnë autoritetin në të gjithë territorin e vendit dhe se zbatimi i ligjit nga Policia e Kosovës nuk duhet të konsiderohet problem vetëm për shkak të kundërshtimeve politike.

Në përfundim të letrës, ai i bën thirrje Bashkimit Evropian të zgjedhë mes, siç shprehet, “parimeve dhe pragmatizmit”, duke theksuar se Kosova nuk kërkon standarde të veçanta, por zbatimin e të njëjtave parime që, sipas tij, BE-ja aplikon brenda shteteve anëtare.

Blakaj përmbyll letrën duke theksuar se standardet evropiane për mbrojtjen e burimeve strategjike, sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe trajtimin e barabartë të qytetarëve duhet të zbatohen edhe në Kosovë, pa dallime dhe pa përjashtime.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.