Besa Gaxherri: Kemi hapësirë ta rishikojmë demarkacionin me Malin e Zi
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Gaxherri i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës t’i analizojë mirë çështjet e demarkacionit me Malin e Zi dhe të mos ngutet.
Gaxherri ka theksuar se Qeveria i ka në dorë të gjithë mekanizmat ligjorë dhe kushtetues për ta vendosur drejt çështje.
Sipas saj, ka mundësi që demarkacioni kufitar i Kosovës me Malin e Zi të rishikohet. /Epoka e Re/


