Kënga e Behlul Klaiqit
Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi
Oh, në Tugjec , more , te Gumuri-
Oh, një martiri , po i digjet nuri !
Oh, nga torturat e Rankoviqit –
Oh, ra viktimë , o, Behlul Klaiqi !
Oh, rrinë Behluli , o, varë n’ litar –
Oh, për liri , o, t’popullit shqiptarë !
Oh, ky malësori , o, nga Gollaku –
Oh, tha :”Për burrë , o, nuk është dajaku !
Oh, n’ dorë të Vlladës , nuk hy i gjallë –
Oh , flijoi jetën, o , në litarë…!”
Oh, rrinë Behluli, mbi smet të borës –
Oh, për t’ iu bërë , o, kurban Kosovës !
Oh, n’ qafë na pastë , o , ai mynafiku –
Oh, dritë të bardhë , o, mos paftë armiku !
Oh, bukë , as armë , unë , nuk kam pasë –
Oh, le t’ bajnë eshtra të fukarasë !…
Oh, rrinë Behluli , o, n’ degë t’ qershisë –
Oh, me iu bë , o, kurban lirisë !…
***** Demir Krasniqi : “Mallëngjime e ushtima” – Gjilan, 1993 , faqe 148 .


