Thaçi: Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë çështje të hapura, Demarkacioni është punë e kryer
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se EULEX-i ta përmbyll misionin në mënyrë të suksesshme në Kosovë. Thaçi ka thënë se roli i EULEX-it është specifikuar në letrat që i kanë shkëmbyer me shefen e BE-së Mogerini.
“Mogerini ka kthyer përgjigje pozitive në letrën time tash mbetet në tek autoritetet vendore që të punojnë. Mendoj se gjithçka është e specifikuar në letrën e Mogerinit”.
“Ne duhet të punojmë që misioni i EULEX-it të ketë një përmbyllje të suksesshme”, ka thënë Thaçi për transmetuesin publik.
Ai ka thënë se Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë asnjë çështje të hapur kur është pyetur për Demarkacionin.
“Në politikë gjithmonë dalin tema që janë të diskutueshme, Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë çështje të hapura në mes veti. Demarkacioni është punë e kryer, tash duhet të merret vendimi dhe Kuvend”.
Sipas Thaçit, BE-ja nuk do ta vonojë Kosovën në liberalizimin e vizave, sepse do të ishte sfidë e radhës për Kosovën.
“Unë nuk besoj që do të ketë vonesa, edhe në ndonjë vonesë eventuale paraqet një sfidë eventuale”.


