Eko Higjiena

Vllasi: Njohja e Kosovës të ndodhë në fillim dhe jo të luhet qorrazi

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi thotë se në takimin Kurti Vuçiq nuk ka ndodhur asgjë e papritur e as e rëndësishme.

Sipas Vllasit, Kurti bëri mirë që i shtroi disa parime mbi të cilat duhët të vazhdoi dialogu për aq sa e nervozoi Vuçiqin.

“Gjatë takimit Kurti-Vuqiq nuk ndodhi asgjë e papritur as e rëndësishme. Kurti bëri mirë që i shtroi disa parime mbi të cilat duhet të vazhdoi dialogu për aq sa e nervozoi Vuqiqin. Ndërsa Vuqiqi I përsëriti frazat e njohura për opinionin serb e jo në favor të dialogut konstruktiv”, ka thënë Vllasi për IndeksOnline.

Sipas tij, nuk ka përparim derisa Vuçiqi të këmbëngul për bashkësinë e komunave serbe.

“Nuk ka perparim derisa Vuqiqi të këmbëngul për bashkësinë e komunave serbe ashtu si e don pala serbe, derisa kërkon status eksteritorial të Kishës ortodokse serbe me objektet dhe pronat e saj në Kosovë, që do të thotë të jetë nën pushtetin e Serbisë dhe si infrastrukturë e nacionalizmit serbomadh me pretendime ndaj Kosovës. E sidomos jo derisa Vuqiqi vazhdimisht të përsërit se Serbia kurrë nuk do t’a njeh Kosoven. Madje, nuk dihet a janë këto të gjitha çka synon pala serbe”, ka thënë tutje ai.

Eco Higjiena

Vllasi konsideron se derisa Serbia nuk e njeh dhe nuk e trajton Kosovën si shtet që nënkupton edhe heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e vet, as dialog të barabart nuk ka.

“Mendoj se në vazhdim të dialogut duhet kërkuar që fillimisht Serbia t’a njoh Kosovën si shtet, Kosova Serbinë poashtu. E pastaj dialogu të vazhdoi mes dy shteteve të barabarta. Derisa Serbia nuk e njeh dhe nuk e trajton Kosovën si shtet që nënkupton edhe heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e vet, as dialog të barabart nuk ka. Prandaj, njohja të ndodhë në fillim dhe jo të luhet qorrazi. Pa këtë, shtrohet pytja, kush me kënd po bënë marveshje”, ka vlerësuar ai.

Ai përmend faktin se vetëm shtetet e barabarta që e njohin njëri-tjetrin, mund arrijnë marveshje valide.

“Më së miri ishte ajo që Kurti tha se Kosova është çliruar nga Serbia dhe tani është rendi që edhe Serbia të çlirohët nga Kosova. Dhe ajo që propozoi një marveshje që këto dy shtete mos t’a sulmojnë ushtarakisht njëri tjetrin”, shtoi ai.

Ndryshe, takimi i radhës do të mbahet para pushimit të verës që nis me 25 korrik./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.