Mobi Casa

Osmani: Qytetarët nuk kanë dashur zgjedhje, këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

E paralajmëruar për në orën 08:00, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka nisur konferencën e saj me disa minuta vonesë. Në këtë konferencë që erdhi pas ngjarjeve të mbrëmshme në Kuvendin e Kosovës, Osmani thasë qytetarët nuk kanë dashur zgjedhje. “Qytetarët nuk kanë dashur zgjedhje. Këtë situate e ka krijuar dështimi i kuvendit për ta kryej detyrën. Këtu e sollen vendin njerëz të papërgjegjshëm, e me qëllime të rrezikshme”, tha Osmani.

Përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja. Kjo situatë ka qenë e evitueshme dhe është për të ardhur keq që kemi arritur deri këtu.

Sot, në përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, kam nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit. Në një republikë kushtetuese ekziston diçka që është mbi kalkulimet partiake dhe mbi interesat e momentit: Kushtetuta. Ajo është kontrata themelore e shtetit dhe e qytetarëve.

Ky dështim nuk ishte as i rastësishëm dhe as i pamenduar; përkundrazi, ishte i kalkuluar dhe i menduar, gjë që është edhe më shqetësuese.

Mandati i presidentit të ri duhej të përfundonte më 4 prill. Kjo do të thotë se 5 marsi ishte afati i fundit për zgjedhjen e tij. Ky afat tashmë ka skaduar. Nuk kemi të bëjmë me një debat politik, por me një fakt të qartë kushtetues.

Uji Dea

Kuvendi ka dështuar të përmbushë një nga obligimet e tij themelore kushtetuese. Një kuvend që nuk arrin ta zgjedhë presidentin nuk mund të vazhdojë pafundësisht pa e kryer këtë detyrë.

Afati përfundimtar për këtë proces ishte i qartë dhe përfundoi mbrëmë në mesnatë. Deputetët kishin në dispozicion 23 ditë, por vendosën të mos e përmbushin këtë obligim.

Fakti që Kuvendi ka zgjedhur të mos i shfrytëzojë ditët në dispozicion nuk e ndryshon Kushtetutën. Kushtetuta nuk funksionon sipas logjikës së komoditetit politik. Asnjë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese nuk e pezullon rrjedhën e afateve kushtetuese.

Sot nuk kemi një situatë të hapur për interpretim: afati kushtetues tashmë ka përfunduar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.