Eko Higjiena

Francezët dështojnë ta blejnë Brezovicën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Komiteti Drejtues Ndërministror ka njoftuar se konsorciumi i udhëhequr nga kompania franceze “MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, ka dështuar t’i sigurojë mjetet e nevojshme financiare për implementimin e fazës së parë për Zhvillimin e Projektit të Brezovicës. Qeveria thotë se ka Planin B për këtë qendër.

Zyrtarisht është konfirmuar se konsorciumi francez “MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, ka dështuar të sigurojë 163 milionë euro për fazën e parë të investimeve në resortin e Brezovicës. Edhe pse qysh në dhjetor kishin kërkuar afat shtesë, sërish ky konsorcium nuk i ka siguruar mjetet e nevojshme për fazën e parë të investimeve.

Mobi Casa

Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Drejtues Ndërministror, i cili ka njoftuar se konsorciumi i udhëhequr nga kompania franceze ka dështuar të përmbushë përmbylljen financiare dhe të sigurojë mjetet e nevojshme financiare për implementimin e fazës së parë për zhvillimin e projektit të Brezovicës.

Në një njoftim për media thuhet se si rrjedhojë e pamundësisë së partnerit privat për të siguruar mjetet financiare në përputhje me termat dhe kushtet e Marrëveshjes së Partneritetit Publiko-Privat (PPP) dhe propozimin detyrues nga partneri privat, Komiteti Drejtues Ndërministror në përputhje me kontratën ka marrë vendim për të shkëputur Marrëveshjen e PPP-së dhe për ekzekutimin e sigurimit të tenderit të partnerit privat (500.000 euro).​/zeri/