UBT

Opozita skepitike nga dialogu pa përfshirjen e SHBA-së, Cramon thotë se drejtuese e procesit duhet të jetë BE-ja

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Charles Kupchan, dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian, për Televizionin Dukagjini thonë se opozita duhet të jetë më bashkëpunuese me partinë në pushtet për negociatat me Serbinë, ndërsa rolin e SHBA-së po e cilësojnë si jetik.

Opozita në Kosovë është duke presion që SHBA të ketë një rol më të madh në procesin e bisedimeve me Serbinë.

Kjo kërkesë e opozitës kosovare për ekspertin e marrëdhënieve ndërkombëtare, amerikanin Charles Kupchan nuk lidhet me mungesën e mosbesimit te Evropa por që në procesin e dialogut është e nevojshme përfshirja e SHBA-së.

Edhe zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme Peter Stano e konsideron si të nevojshëm bashkëpunimin e BE-së me SHBA-në në procesin e dialogut.

FIDANISHTJA

Nga ana tjetër raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon për kërkon nga subjektet opozitare që të jenë bashkëpunuese me qeverinë në procesin e dialogut, përcjell Telegrafi.

“Është e rëndësishme që të kemi mbështetjen e SHBA-së në procesin e dialogut, dhe me Presidentin Biden ka një shansë më shumë. Megjithatë Bashkimi Evropian duhet të jetë në rolin e shoferit në këtë proces. Partitë e opozitës duhet të jenë të përfshira në proces dhe të ndajnë shqetësimet e votuesve të tyre kur iu jepet mundësi. LDK mund të ndajë përvojën e saj të dialogut dhe dialogu mund të bazohet në atë që është arritur deri më tani”, deklaroi Viola von Cramon.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë pritej të vazhdojë në qershor me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.