UBT

Kosova në zgjedhje të reja me të njëjtit kandidatë për kryeministër

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Më 28 dhjetor, qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në nivel qendror.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme po mbahen pasi LVV nuk arriti të formojë qeverinë, disa muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të shkurtit, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht kohës së kaluar, kandidatët që synojnë postin e kryeministrit mbeten të njëjtit.

Tre prej tyre tashmë e kanë zyrtarizuar kandidaturën: Albin Kurti nga LVV, Bedri Hamza nga PDK dhe Lumir Abdixhiku nga LDK, ndërsa nga AAK pritet të kandidojë Ramush Haradinaj.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, LVV ishte radhitur si partia e parë, PDK partia e dytë dhe LDK partia e tretë.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka nisur përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

KQZ po ashtu ka njoftuar se ka filluar periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Mobi Casa

Po ashtu, KQZ ka marrë vendim për miratimin e planit të buxhetit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Buxheti i planifikuar dhe miratuar për këto zgjedhje është në vlerën: 11,493,526 Euro.

Kostoja fillestare e planifikuar dhe prezantuar në mbledhjen e KQZ-së ishte në vlerën 7,771,486 Euro.

Vlera përfundimtare e buxhetit të planifikuar përfshin edhe miratimin e amendamentit të propozuar gjatë mbledhjes që parasheh dërgimin e pakove me fletëvotime në adresë të votuesve, të cilët do të regjistrohen për të votuar përmes postës. Kostoja e përafërt për dërgimin e pakove me fletëvotime përmes shërbimit postar është në vlerën e 3,722,040 dhe është llogaritur për rreth 84,000 votues potencial.

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për miratimin e Qendrave të Votimit në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Në ditën e zgjedhjeve, procesi i votimit do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, prej të cilave 910 qendra për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, për të mundësuar votimin me kusht. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.