ARKATANA

Kurti e përsërit prapë: Dialogu me Serbinë duhet të jetë i përgatitur mirë dhe me parime

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ditës zhvilloi një takim virtual me Ministren për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë në Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, Wendy Morton.

Ministrja Morton e uroi kryeministrin Kurti për fitoren e 14 shkurtit dhe mandatin e fuqishëm për të udhëhequr me vendin. Ajo shprehu gatishmërinë për të punuar bashkë e për të rritur bashkëpunimin në mes dy vendeve, sidomos në agjenda të përbashkëta, si ajo e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit, si dhe për të vazhduar me ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në procesin e rekrutimit të shërbyesve të lartë civilë. Më tej, ministrja Morton foli edhe për rëndësinë e vazhdimit të dialogut me Serbinë.

FIDANISHTJA

Kryeministri Kurti e falënderoi ministren Morton për rolin e rëndësishëm të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe mbështetjen e vazhdueshme që i ofron Kosovës në të gjitha fushat, duke e cilësuar atë ndër aleatët më të afërt të Republikës së Kosovës. Ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar si anëtare e fuqishme e NATO-s mund t’i ndihmojë Kosovës në përshpejtimin e anëtarësimit në këtë organizatë, dhe se ajo mund të luajë rol të rëndësishëm te anëtarët e Komonuelthit (Commonwealth) për të siguruar njohje të reja për Kosovën.

Në takim, kryeministri Kurti po ashtu theksoi se prioritet i Qeverisë është krijimi i vendeve të reja të punës, dhe se Qeveria është e gatshme që të rrisë bashkëpunimin bilateral në mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe atë të tregtisë. Kurse, sa i përket dialogut me Serbinë ai tha se duhet të jetë i përgatitur mirë dhe me parime, dhe duhet t’i shërbejë qytetarëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.