Gjilani shpall Joseph Bidenin “Qytetar Nderi”, opozita nuk merr pjesë
Gjilan – Kuvendi Komunal i Gjilanit do të mbajë të martën seancë të jashtëzakonshme, duke filluar nga ora 10:00. Këshilltarët komunal do të votojnë edhe për propozimin që Joseph Biden të shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit.
Sipas paralajmërimit që kanë dërguar zyrtarët komunal në këtë seancë pritet të diskutohen edhe pika të tjera të rëndësishme.Gjithashtu opozita ka paralajmëruar se nuk do të merr pjesë në këtë seancë.
1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të KK-së
2. Propozim vendimi për rialokim te mjeteve për projekte kapitale
3. Shpallja “Qytetar Nderi” i Gjilanit të Joseph R. Biden III
4. Shpallja “Qytetar Nderi” i Gjilanit i Erzen Rrustemi
5. Miratimi i iniciativës për nxitjen e bashkëpunimit ndërkomunal me Lipjanin në fushën e infrastrukturës rrugore
6. Miratimi i nismës së kryetarit të komunës së Gjilanit, për bashkëpunim ndërkomunal në fushën e infrastrukturës rrugore
7. Miratimi i vendimit për autorizimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit për bashkëpunim ndërkomunal me komunat fqinje në sferën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera./rajonipress/


