ARKATANA

Behrami paralajmëron “skenar krize” nga Kurti: Do ta përdorë edhe Haxhiun

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka shprehur shqetësime për, siç i quan ai, synime politike të kryeministrit Albin Kurti.

Sipas Behramit, ekziston rreziku që vendi të futet në një cikël të vazhdueshëm krizash politike dhe zgjedhjesh të shpeshta, të cilat, sipas tij, do t’i shërbenin Kurtit për të mbajtur pushtetin.

Ai pretendon se një qasje e tillë mund të përfshijë edhe rolin e Albulena Haxhiut, duke e vendosur në një situatë të ngjashme me atë të ushtrimit të detyrës në kushte të paqëndrueshme.

FIDANISHTJA

“Frika ime më e madhe është, synimi i radhës i Albin Kurtit. Ky synim përbën rrezik për shtetin e Kosovës. Ai do të mundohet që nga nesër Albulena Haxhiun këtë eksperimentin që ai me qenë kryeministër në detyrë për katër vite duke prodhuar kriza, zgjedhje e pasiguri. Unë betohem që ai do të mundohet ta bëjë të njëjtën gjë me Albulena Haxhiun”, deklaroi ai.

Ai shtoi se, sipas tij, vendi mund të përballet me zgjedhje të njëpasnjëshme në periudha të ndryshme – në verë, vjeshtë dhe edhe në pranverën e ardhshme – nëse një skenar i tillë realizohet.

Ndërkohë që nga nesër kryeparlamentarja Haxhiu do të jetë ushtruese e detyrës së presidentes, pasi Kuvendi ende nuk ka zgjedhur presidentin e ri. Ajo maksimalisht mund ta mbajë këtë post për 6 muaj. Detyrën e presidentes, do t’ia dorëzojë Vjosa Osmani nesër pasdite në kabinetin e Presidencës. /teve1

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.