FIDANISHTJA

Bernard Berisha nuk shënoi me “panenka”, Akhmat Grozny eliminohet në gjysmëfinale të Kupës së Rusisë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Akhmat Grozny u eliminua në gjysmëfinale të Kupës së Rusisë, shkruan Zeri.info.

Akhmat Grozny u eliminua nga Krylya Sovetov Samara pas ekzekutimit të penalltive, teksa ndeshja u mbyll baras 0-0.

Krylya Sovetov Samara fitoi 1-4 në penallti, duke siguruar kështu kalimin për në finale.

Eco Higjiena

Futbollisti i Akhmat Groznyt dhe reprezentuesi i Kosovës, Bernard Berisha, dështoi të shënonte nga pika e bardhë në këtë ndeshje.

Berisha ishte ekzektuesi i tretë apo i fundit për skuadrën e tij.

Ish-futbollisti i Besës provoi të shënonte në stilin “panenka”, por nuk i doli ashtu siç e kishte menduar. /Zeri.info