Në Kabash të Vitisë asgjësohet një minë anti tank
Viti – Në fshatin Kabash, të Vitisë ankuesi mashkull kosovar raporton se derisa sa ishte duke punuar në arën pronën e tij kishte hasur në një mjetë të dyshuar minë anti tank.
Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, njësia për deminim e FSK-së dhe KFOR-i kanë konstatuar se mina është e mbetur nga lufta e fundit në Kosovë.
Rreth orës 19:15 ka bërë asgjësimin e minës në vendin e ngjarjes pa incidente njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


