UBT

Sulmohet roja e pyllit në Poliqkë të Kamenicës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kamenicë – Policia e Kosovës nê Kamenicë ka pranuar një ankesë nga ankuesi shqiptar roje e pyllit.

Sipas deklaratës së tij derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare, në rrugë i ka dalur personi i dyshuar shqiptar dhe me një shkop dore e ka goditur ankuesin fillimisht në veturë, dhe posa ka dalur nga vetura i dyshuari e ka goditur ankuesin në fytyrë duke i shkaktuar lëndime trupore ku edhe ka kërkuar ndihmën e mjekut.

KKVITI

I dyshuari i njohur është në kërkim të policisë, ai pas këtij veprimi është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti t`i referohet NJHK-së./rajonipress/