Plas sherri për postimet në rrjetet sociale, përdoret edhe forca fizike
Gjilan – Viktima mashkull shqiptar ka raportuar se ditë më parë i dyshuari mashkull shqiptar ka postuar në faqen e tij të rrjetit social përmbajtje ofenduese dhe më pas pas përpjekjes për sqarim i dyshuari e ka sulmuar edhe fizikisht.
Në përpjekje për t’i ndarë, është involvuar edhe i dyshuari tjetër mashkull shqiptar i cili ka përdorur forcë fizike për ta zmbrapsur sulmuesin, me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime trupore.
Dy të lënduarit viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


