I prejnë dhe i vjedhin 50 lisa, policia në ndjekje të hajnave
Kamenicë – Në fshatin Hogosht të Kamenicës ankuesi shqiptar ka deklaruar në policinë e Kosovës se persona të panjohur tek mali i tij në afërsi të fshatit Hogosht kanë prerë dhe vjedhur 50 trupa-lisa.
Sipas ankuesit vlera e dëmit është rreth 600€. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i cili ka urdhëruar që rasti t`i referohet njësisë së hetimeve njoftoj policia e Gjilanit./rajonipress/


