Eko Higjiena

Oligarkët po e kolapsojnë Kosovën

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Pasojat dramatike në ekonomi të Qeverisë së koalicionit. Rritja e pamjaftueshme për punësime të reja

Premtimet e koalicionit aktual LDK-PDK për qindra e mijëra vende të reja të punës dolën të jenë vetëm një farsë elektorale.

Sipas analistëve dhe deputetëve opozitarë, treguesit ekonomikë janë pasqyra më e mirë e dështimit të Qeverisë

Trendët aktualë të zhvillimit ekonomik të pasluftës vlerësohen se janë tepër të ngadaltë dhe alarmantë për fatin e mëtejmë të vendit.

FIDANISHTJA

Drejtues të dikurshëm të Odës Ekonomike të Kosovës, analistët ekonomikë dhe deputetët e opozitës ankohen se nuk mund të ketë zhvillim ekonomik të një vendi pa ndonjë strategji, që nxit së pari rritjen e prodhimit vendor. Të gjithë pajtohen se janë politikat e gabuara të Qeverisë së ‘Isa Mustafës’ pa ndonjë strategji zhvillimore, por me vendime ‘ad-hoc’ ditaditës ato që po e varfërojnë përherë e më shumë Republikën e Kosovën. Tash e më shumë se 20 muaj nga Qeveria e re, ende nuk ka asnjë shenjë të këndelljes ekonomike të vendit. Premtimet e koalicionit aktual LDKPDK për qindra e mijëra vende të reja të punës dolën të jenë vetëm një farsë elektorale dhe gënjeshtra më e madhe e kësaj Qeverie. Shifrat zyrtare të të punësuarve gjatë vitit të kaluar tregojnë qartazi se punësimet nuk e kalojnë numrin e 6-7 mijë vetave. Sipas analistëve dhe deputetëve opozitarë, këto të dhëna zyrtare janë pasqyra më e mirë e dështimit të Qeverisë aktuale.

Nevojitet një strategji kombëtare zhvillimore

Eksperti i ekonomisë, ish-kryetari i OEK-ut (Odës Ekonomike të Kosovës) dhe ligjëruesi universitar, Nazmi Mustafa, sugjeroi Qeverinë se ajo që duhet bërë në këtë rast urgjentisht është përpilimi i një strategjie kombëtare të zhvillimit të vendit, që do të ofrojnë politika konkrete të çdo fushe dhe të gjenden prioritetet zhvillimore të çdo fushe të ekonomisë, sepse kështu nuk shkon më, pasi trendi i pasluftës dhe trendi i tashëm i rritjes së ekonomisë kosovare po e çojnë ekonominë vendore drejt falimentimit. “Nëse do të vazhdohet kësisoj, do të vijë një ditë, kur Kosova më nuk do të ketë fuqi blerëse, madje edhe për gjërat elementare që i nevojiten tregut të Kosovës ose popullatës së saj”, theksoi ai. Ndërsa, për strategjitë e tjera thuhet se është dashur të paguhen me qindra miliona euro. Synimi parësor i këtyre strategjive ishte zhvillimi i gjithëmbarshëm ekonomik, i bazuar në një koncept afatgjatë të rimëkëmbjes ekonomike./kosova sot/