Eko Higjiena

Enver Hasani: Nëse çështja e presidentit sfidohet në Kushtetuese, Gjykata mund t’i japë dritë jeshile Osmanit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani thotë që nëse çështja e presidentit sfidohet në Kushtetuese, atëherë Gjykata mund ta legjitimojë zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente të vendit, edhe pa 2/3 të votave të deputetëve.

Ai thotë se duke pasur parasysh aktgjykimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese, ku rrëzoi Qeverinë Kurti dhe Qeverinë Hoti, Gjykata ka prishur garancionin kushtetues. Pra, sipas tij, edhe nëse çështja e presidentit sfidohet në Kushtetuese, Osmani mundet të kalojë si kandidate për presidente pa 80 vota.

“Unë nuk e përjashtoj mundësin që sot është standardi me nejt 80, PO JO ose Abstenim, por në Gjykatë me u sfidu çështja, besoj që Gjykata i jep dritë jeshile. E legjitimon edhe zgjedhjen me minus 80, pra edhe më pak se 80.

ARKATANA

Gjykata i ka prishur dy herë standardet, edhe në rastin Kurti edhe në rastin Hoti e ka prishur garancionin kushtetues dhe ka krijuar një normë që është absurde, gjithkon që i ka tri vjet, dmth ajo nuk ka logjikë”, thotë Hasani në Rubikon.

Ai thotë se sipas vlerësimit të tij, se nëse ndjeket rruga e Behgjet Pacollit, Gjykata nuk e bën problem këtë çështje. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.