Eko Higjiena

Ish-presidenti Moisiu nga protesta: Luftëtarët e UÇK-së u burgosën nga qarqet serbo-ruse, drejtësia do jetë në krahun e tyre

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka marrë pjesë në protestën në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.

Gjatë fjalës së tij para qytetarëve të mbledhur nga të gjitha trojet shqiptare, Moisiu theksoi se kjo protestë është një thirrje për dinjitet kombëtar dhe kundër padrejtësive të fabrikuara në qarqe serbo-ruse.

“Sot jemi mbledhur në zemër të Tiranës për të mbrojtur dinjitetin tonë kombëtar, për të ngritur zërin kundër padrejtësisë që po u bëhet luftëtarëve të UÇK-së” tha ai, duke shtuar se beson se drejtësia do të bëjë detyrën e saj, pavarësisht trysnive politike.

Fjala e plotë:

Të dashur qytetarë të Tiranës, Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut Preshevës e malit të Zi, sot jemi mbledhur në zemër të Tiranës.

ARKATANA

Jemi mbledhur për të mbrojtur dinjietin tonë kombëtar për të ngritur zërin kundër padrejtësisë që po i bëhet bijve të Kosovës, luftëtarëve të UCK që luftuan për lirinë e Atdheut.

Në vitin 2022 ishim në Hagë në dhomat e paraburgimit për tu takuar me presidentin Thaçi, me Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin, kuptova e pash se ata trima nuk ishin frikësuar, por burra të fortë qëndronin të qetë të gatshëm për tu sakrifikuar për tu pastruar nga njollat që duan ti veshin.

Ata nuk kanë kryer krime por kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia, çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit të vet.

Drejtësia do të bëjë detyrën e saj dhe do jetë në krah të tyre, ata janë burgosur pa prova, me akuza të fabrikuara në qarqet e errëta serbo rusë.

/Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.