Hidromorava

Serwer: Do të ketë presion nga SHBA e BE ndaj qeverisë së re në Kosovë për Ohrin e Asociacionin

/ 2 minuta lexim
HW

Profesori amerikan, Daniel Serwer, ka folur për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe për atë se çka pritet të ndodhë në raport me proceset ku është e përfshirë Kosova dhe me raportet me aleatët.

Serwer ka thënë se rezultati i 28 dhjetorit ka qenë një votë e fortë në favor të Kurtit, megjithatë sipas Serwer mbetet e paqartë shumica me të cilën Kurti do ta bëjë qeverinë e re.

Sa i përket zhbllokimit të Dialogut, pas një ngecjeje të gjatë, Serwer ka thënë se shpreson që qeveria e re të jetë e hapur për hapa pozitivë në Dialog.

“Megjithatë, duhen dy për tango. Nuk mendoj që Vuçiq dëshiron të angazhohet në mënyrë serioze”, shprehet profesori amerikan në një intervistë për Gazetën Expres.

Serwer ka thënë se shpreson që Kurti të jetë më i hapur në raport me normalizimin e raporteve me Serbinë, por dyshon që Serbia do ta bëjë të njejtën.

HW

Sa i përket Marrëveshjes së Ohrit dhe Asociacionit, profesori amerikan ka thënë se pret që të ketë presion nga SHBA dhe BE drejt Kosovës për të pasur progres.

“Parashikoj presion nga Uashingtoni dhe Brukseli, por jam duke pritur certifikimin përpara se të spekuloj se kush do të përbëjë qeverinë e re”, ka deklaruar Serwer.

Profesori amerikan thotë se këshilla e tij për secilin kryeministër të Kosovës është që të jenë të hapur ndaj Dialogut dhe rigoroz në implementimin e obligimeve.

“Qëllimi duhet të jetë të sigurohet që Beogradi të marrë përgjegjësinë për ngurrimin e vet për të zbatuar marrëveshjet e arritura tashmë”, shprehet ai.

Sa i përket Dialogut Strategjik që është pezulluar, Serwer ka thënë se SHBA dhe Kosova duhe të riangazhohen për të sapo të krijohet një qeveri e re në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.