Uji Dea

Berisha: Na presin tri ndeshje të rëndësishme, do t’ia nisim nga zero

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Valon Berisha ka thënë se janë të rëndësishme të tri ndeshjet e muajit mars që i luan Përfaqësuesja e Kosovës, shkruan Zeri.info.

Kosova nesër (e mërkurë), në “Fadil Vokrri” zhvillon ndeshjen miqësore ndaj Lituanisë.

Para kësaj ndeshje dhe dy ndeshjeve tjera të marsit, Valon Berisha sonte në konferencën për medie tha:

UBT

“Të tri ndeshjet janë shumë të rëndësishme. Nuk kemi luajtur bashkë qe një kohë të gjatë, tani jemi të gjithë. Do t’ia nisim nga zeroja vitin 2021. Është loja e parë, miqësore, por do të mundohemi të marrim entuziazëm para dy ndeshjeve të tjera, të cilat janë shumë më të rëndësishme”.

Pas ndeshjes me Lituaninë, Kosova në “Fadil Vokrri” e pret edhe Suedinë më 28 mars, para udhëtimit drejt Spanjës më 31 mars. Të dy këto ndeshje janë të vlefshme për kualifikime në Kampionatin Botëror “Qatar 2022”. /Zeri.info