ARKATANA

Vëllezërit Elhami, Benjamin e Shpresim Shabani të pa konkurrencë në karatenë e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Sot në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë është mbajtur Kampionati i Kosovës në karate, ku vëllezërit Elhami, Benjamin e Shpresim Shabani nga klubi i karates Club Emperors të Gjilanit kanë lënë gjurmë të thella në këtë kampionat.

Karateisti më i mirë në shtetin e Kosovës dhe shpresa Olimpike, Elhami Shabani, në kategorinë 75 KG, është shpallur për herë të 16 kampion i Kosovës duke dominuar në të gjitha luftërat e zhvilluara.

Benjamin Shabani i cili lufton në kategorinë gjerë 84 KG, poashtu është shpallur kampion i Kosovës për herë të 8 duke dëshmuar se do të jetë ardhmëri e karatesë së Kosovës.

FIDANISHTJA

Ndërsa, talenti i karatesë Shpresim Shabani është stolisur me medalën e bronztë.

Ne mesin e klubit të karatesë “Emperors”, nënkampion i Kosovës është shpallur edhe Endrit Beka./rajonipress/