Konfiskohet mall i kontrabanduar në vlerë të 7700 eurove
Viti – Në fshatin Drobesh, të Vitisë gjatë kontrollit në dy kombit e tre të dyshuarve meshkuj shqiptarë janë gjetur dhe konfiskuar disa pako me gjëra ushqimore pa dokumente përkatëse me vlerë rreth 7700 €.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt ka njoftuar policia e Kosovës./rajonipress/


