Ardian Ismajli vlerësohet lartë në fitoren e Spezias ndaj Cagliarit
Spezia ka shënuar fitore ndaj Cagliarit në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Serie A, shkruan Zeri.info.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Alberto Picco” ka përfunduar me rezultatin 2-1. Roberto Piccoli dhe Giulio Maggiore shënuan golat e fitores për vendasit, kurse golin e vetëm për mysafirët e shënoi Gaston Pereiro.
Si zakonisht, te Spezia titullar edhe sonte ishte mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli, i cili luajti tërë ndeshjen.
Anëtari i Kombëtares së Shqipërisë u vlerësua me notën 7.0 për këtë ndeshje. /Zeri.info


