Hidromorava

“Vetëvendosja” ia bën votat pushtetit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Partia më e madhe opozitare është kthyer në Kuvend, pas tre muajsh bojkoti. Në këtë mënyrë votat e këtij subjekti kanë mundësuar që të ratifikohen dy marrëveshje ndërkombëtare, pasi koalicioni qeverisës nuk kishte 80 votat e nevojshme për ratifikimin e marrëveshjeve.

Kthimi i “Vetëvendosjes” në Kuvend ka qenë lajm i mirë për pushtetin, pasi votat e subjektit më të madh opozitar kanë mundësuar ratifikimin e Konventës për heqjen e Kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja, si dhe Ratifikimin e Marrëveshjes për hua ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për rehabilitimin e rrugëve rajonale.

Eco Higjiena

Ndërsa shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Rehabilitimit të Linjës Hekurudhore 10 është shtyrë për ndonjërën nga seancat e ardhshme, kjo për shkak se koalicioni qeverisës nuk i kishte 80 votat e nevojshme, pasi “Vetëvendosja” deklaroi se do të abstenojë në këtë çështje për arsye se Kosova në këtë marrëveshje paraqitet me fusnotë./zeri/