United Hospital

Betim Fazliji ftohet për ndeshjet e muajit mars nga Kosova

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Betim Fazliji ka marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjet e muajit mars, shkruan “Zeri.info”.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Fazlijit, St.Gallen që ka shkruar në faqen zyrtare se Fazliji ka pranuar ftesën e Kosovës për ndeshjet e këtij muaji.

Kosova do të përballet me Lituaninë në miqësore më 24 mars në “Fadil Vokrri”.

Eco Higjiena

Në të njëjtin stadium, “Dardanët” do të presin Suedinë më 28 mars në kualifikimet për Botërorin e Katarit.

Teksa tri ditë më vonë do të marrin rrugën për në Spanjë, për t’u përballur me Kombëtaren iberike. /Zeri.info