ARKATANA

Drita me lehtësi fiton derbin rival

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Derbi i rivalëve të vjetër të qytetit të Gjilanit, i takoi Dritës e cila me lehtësi mposhtin rivalin lokal SC Gjilanin me rezultat 2-0.

Skuadra e Dritës edhe njëherë dëshmoi se seriozisht e ka për të mbrojtur titullin e kampionit, pasiqë gjatë 90 minutave kundërshtarit të sotëm nuk i lejoi që ta rrezikojnë portën e portierit të tyre Faton Malokut.

Drita i dha leksion skuadrës së Gjilanit si me lojë poashtu edhe me rezultat duke i fundosur rivalët e tyre drejt ekzistencës.

“Bardhekaltërtit” e filluan ndeshjen furishëm në minutën e 11-të, Hamdi Namani përfiton nga mbrojtësi Fustar duke realizuar në portën e zbrazët të portierit Enea Koliqit 1-0.

Pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë, Bujar Shabani asiston gjerë tek kapiteni i tij Ardian Limani i cili kalon edhe portierin Koliqin duke shënuar në portën e zbrazët 2-0.

Në minutën e 66-të, Xhevdet Shabani nga ndërprerja gjuan furishëm pret Koliqi topi dëbohet gjer te Limani por edhe ky gjuan drejt në portierin Koliqin.

FIDANISHTJA

“Bardhekuqët” e Gjilanit gjatë 90 minutave asnjëherë nuk rrezikuan portën e portierit Faton Malokut i cili ishte totalisht i pa punë.

Të vetmen gjuajtje drejt Malokut e realizoi në minutat shtesë Arbër Qyrbja i cili nga 25 metra godet shtyllën pingule të Malokut.

Trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli, i cili erdhi me bujë të madhe tek “bardhekuqët” pas 90 minutave deklaroi.
“Me këtë angazhim nuk mundesh ta fitosh ndeshjen, duhet angazhim më shumë. kjo nuk tolerohet, ndërsa unë që nga sot do ta analizoj pozitën time tek Gjilani”.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, pas ndeshjes i gëzuar u shpreh.
“Jam i kënaqur me këtë fitore, futbollistët dhanë maksimumin e tyre ndërsa kundërshtari nuk na rrezikoi asnjëherë. Këtë fitore i’a dedikoj tifozëve “Intelektualëve” pasi ata gjithmonë janë pranë nesh”.

Pas 24 javëve Drita kryeson pozitën e parë me 53 pikë, ndërsa Gjilani pozicionohet në pozitën e katërt me vetëm 33 pikë. Në ndeshjen e radhës Drita do të udhëton në Suharekë për tu takuar me Ballkanin, kurse Gjilani do të jetë nikoqirë i Trepcës’89./rajonipress/