Sa keq! Armando Broja nuk po zë vend në formacionin e Burnleyt në Championship
Skuadra e Burnleyt u mposht ndaj Norwich Cityt me rezultatin 4:1, në ndeshjen e javës së tretë në Championship të Anglisë.
Në këtë ndeshje mungoi sulmuesi Armando Broja, shkruan Indeksonline
Broja nuk ishte as i ftuar në këtë ndeshje dhe të gjithë menduan se ka të bëjë me ndonjë lëndim.
Megjithatë, kjo ishte zgjedhje e trajnerit, i cili pas ndeshjes tregoi arsyen pse nuk e ftoi lojtarin shqiptar.
“Armando Broja ishte një zgjedhje imja. Ai luajti dy ndeshje radhazi. Është paksa i ngjashëm me Zian Flemming dhe ne dohim më shumë thellësi në skuadër”, u shpreh trajneri Hayen.
Kujtojmë që Broja sezonin e kaluar ishte në Premier League, por tani do të luajë në Championship./Indeksonline/


