Policia konfiskon mallra të kontrabanduara nga Maqedonia
Gjilan – Policia e Kosovës, njësitet patrolluese policore, nga stacioni Policor i Vitisë, gjersa ishin në patrollim në fshatin Drobesh Komuna Viti, kanë vërejtur një kombi – bus, të dyshuar. Patrulla është vu ne përcjellje dhe ka arrit ta ndal kombin me targa 05, e pas pak kohe është pa edhe një kombi tjetër me targa po 05. Në dy kombit e dyshuar, pas kontrollit të bërë janë gjetur tre mijë(3.000) kilogram pemë ( hurme ) të paketuara.
Vozitësit Shqiptar Shtetas të Kosovës, nuk kanë pasur asnjë dokument validë për pemët që i transportonin, e nga hetimet e para besohet se ato mundë të jenë kontrabanduar ilegalishtë nga Republika e Maqedonisë.
Që të dy mjetet me ngarkesë, janë konfiskuar, si dhe tre persona të dyshimtë janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe janë sjellur ne Stacionin Policor në Viti, ku janë intervistuar. Në lidhje me rastin është njoftuar Njësiti i vijës së Gjelbërt, Zona e Lindjes, të stacionuar në Stacionit Policor të Zhegrës, dhe vazhdojnë të procedojnë me rastin ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/


