United Hospital

Florian Marku paralajmëron se meçin e ardhshëm mund ta zhvillojë në Shqipëri

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Florian Marku mezi po pret ditën kur do të zhvillojë një meç si boksier në Shqipëri, shkruan Zeri.info.

Boksieri shqiptar përmes një postimi të bërë së fundmi në “Facebook”, ka lënë të nënkuptohet se meçin e ardhshëm mund ta zhvillojë në tokën shqiptare.

“Herën e fundit që luftova në Shqipëri isha një luftëtar i MMA mezi pres të kthehem në Shqiperi për luftën time të ardhshme si boksier” – ka shkruar Marku.

Eco Higjiena

Kujtojmë se së fundmi Florian Marku fitoi ndaj boksierit britanik, Rylan Charltonit, madje fitoi me ‘nok-aut’.

Kohë më parë, boksieri nga Lushnja ka paralajmëruar se meçin e radhës do ta zhvillojë verës dhe me praninë e tifozëve, teksa mbetet të shihet nëse ky meç do zhvillohet në Shqipëri. /Zeri.info