KKVITI

Kombëtarja nis numërimin mbrapsht – Kuqezinjtë me probleme para “play off” të marsit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Numërimi mbrapsht ka filluar. Kanë mbetur saktësisht 59 ditë nga data 26 Mars 2026, dita kur Shqipëria do të zbresë në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës për të luajtur gjysmëfinalen e Play-off të Botërorit.

Ndryshe nga euforia e kualifikueseve të shkuara, sot kampi kuqezi duhet të jetë nën alarmin e kuq. Një vëzhgim i ftohtë mbi minutat dhe formën e legjionarëve tanë nëpër klubet e tyre zbulon një realitet të hidhur: Sylvinho rrezikon të ketë në duar një skuadër pa ritëm.

Në sulm “armët” janë bllokuar. Shqetësimi më i madh vjen nga reparti i avancuar. Armando Broja, njeriu tek i cili vareshin shpresat për të çarë mbrojtjen polake, po kalon një sezon të vështirë te Burnley, “bomberi” duket se ka humbur nuhatjen e golit, raporton TCH.

Në krahun tjetër, Rey Manaj në Emiratet e Bashkuara Arabe (Sharjah FC) ka shënuar pak dhe niveli i kampionatit atje mbetet një pikëpyetje për intensitetin që kërkon një ndeshje ndaj Polonisë. I vetmi që po mban flamurin lart është Ernest Muçi. Fantazisti po shkëlqen te Trabzonspor me 10 gola këtë sezon, duke u kthyer në shpresën e vetme reale për kreativitet.

Hidromorava

Në mesfushë “truri” në infermieri, “Muskujt” në fushë. Lajmi më i keq vjen nga Skocia. Nedim Bajrami, arkitekti i lojës sonë, ka qenë i dëmtuar dhe vetëm këtë fundjavë u rikthye në fushë te Rangers (probleme muskulore).

A do të ketë ai kohë të kapë ritmin për marsin? Kjo është dilema e madhe. Nga ana tjetër, Kristjan Asllani te Torino mbetet më tepër me valixhe në duar për t’u larguar se sa në fushën e blertë. Fatmirësisht, Ylber Ramadani është “muri” i palëkundur, duke luajtur rregullisht 90 minuta te Lecce.

Në mbrojtje dhe portë, Thomas Strakosha po kalon një formë të mirë te AEK, duke qenë titullar. Por krahët e mbrojtjes çalojnë. Kapiteni Elseid Hysaj te Lazio është thuajse inekzistent këtë sezon, ndërsa Mario Mitaj po luan rregullisht, por në Arabinë Saudite (Al-Ittihad), larg ritmit europian.

Kështu Sylvinho, me 59 ditë në dispozicion, ka një dhimbje koke të vërtetë pasi më tepër se 80% eformacionit kërkon një plan B dhe për fat të keq në një nga ndeshjet më të rëndësishme të historisë së futbollit shqiptarë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.