ARKATANA

Gjilanasi që dyshohej për kontrabandim me migrantët arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Prishtinë – Të martën në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë është arrestuar një person me shtetësi Zvicerane (P. A. viti i lindjes 1991 në Gjilan), i cili ishte i kërkuar nga Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare. Për personin e dyshuar ka ekzistuar dyshimi i bazuar se i njëjti kohë më parë ka kryer vepër penale “Kontrabandim me Migrantë”, vepër penale kjo e sanksionuar në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I njëjti, dyshohet se me qëllim të përfitimit material, shtetasve kosovarë iu ka siguruar leje qëndrime zvicerane të falsifikuara, me qëllim të kontrabandimit të tyre drejt vendeve të BE-së, ku për secilin dokument të falsifikuar dyshohet se ka përfituar nga (2500 euro)

FIDANISHTJA

Pas konfiskimit të dokumentacioneve, Agjencioni Kosovar i Forenzikës ka bërë ekzaminimin e tyre dhe të njëjtat kanë rezultuar të falsifikuara.

Me urdhër të Prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/