UBT

E ardhmja e Elseid Hysajt, Spanja!?

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj mund të largohet nga Napoli gjatë afatit të verës.

Hysaj nuk e ka vazhduar kontratën me Napolin dhe në afatin e verës do të jetë i lirë të shkoj në ndonjë klub tjetër, shkruan IndeksOnline.

Për situatën e Hysajt ka folur edhe trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja i cili beson se lojtari në fjalë do të transferohet në Spanjë.

FIDANISHTJA

“Kam folur me Hysajn, më ka thënë që ndihet mirë. Nuk ka rinovuar, por ka oferta nga jashtë, mund të shkojë të luajë në Spanjë. Edhe në Itali ka oferta ku duket se Roma ka treguar interes për të“, ka thënë Reja.

Skuadrat nga La Liga që kanë shpreh interesim të fshehur për lojtarin ‘kuqezi’ janë: Villarreal dhe Athletic Bilbao./IndeksOnline/